Starovës nuk i del e keqja: Ishim më lart se ata, sa për kualifikimin…

11 Korrik 2019
19:37
Anton Cicani
back button

Sulejman Starova, trajneri i Laçit, pas ndeshjes foli për RTSH duke shprehur hidhërimin për barazimin ndaj Hapoel Beer Sheva: "Jam i kënaqur nga loja, pa modesti them se luajtëm më mirë se kundërshtari, dihen vlerat e tyre. Po të ishim me fat, në kundërsulme, do ia dilnim.

"Kjo është një skuadër me talente, dhe e nxjerr golin dhe nga individi. Bëmë një lojë të mirë, u kënaq edhe tifozi, por më vjen keq që nuk fituam. Barazimi është jo i merituar për Hapoelin, por ky është futbolli. Duhet ta pranojmë".

"I kam parë 4-5 ndeshje e Hapoelit të fundit, dhe pikat e dobëta i kanë në mes të mbrojtjes. Edhe goli i pësuar, ishte meritë e atyre, sepse skuadra ishte e rreshtuar mirë, por klasi i tyre të bën të ndëshkohesh".

Por, a ka shanse kualifikimi Laçi? "Goli jashtë fushe vazhdon të penalizon. Lamë terren, sepse kështu mund ta përballonim këtë skuadër. Por, kaq janë mundësitë e skuadrës. Të gjithë dhanë maksimumin. Hapoeli është favorit me 1-1, por ne nuk kemi çfarë humbim. Është kënaqësi. Do të shkojmë atje dhe luajmë me dinjitet".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit