Startoi përmbysjen e Skënderbeut, Lushkja tregon sekretin e Laçit

2 Nëntor 2019
19:45
back button

Ishte pikërisht Regi Lushkja ai që shënoi golin e barazimit provizor në të 24’, duke startuar atë përmbysje ndaj Skënderbeut, për të triumfuar në finale me rezultatin e thellë 1-4. Pas përfundimit të javës së 11-të, Laçi tashmë e sheh veten në kuotën e 16 pikëve, vetëm 2 më pak se Tirana e vendit të parë.

“Kemi gjetur ritmin e duhur, 3 fitore radhazi në ndeshjet e fundit, shpresojmë të ecim me të njëjtin ritëm. Për titullin kampion, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të shpresojmë që të kapim një nga vendet kryesuese. Goli im në fitoren e sotme ndaj Skënderbeut? Pashë vendosjen e gabuar të portierit dhe tentova duke realizuar atë gol”.

“Nuk mund të them se trajneri Starova ka bërë keq. E nisëm mirë por më pas gjërat nuk shkuan sikurse ne dëshironim. Tani kemi gjetur ritmin e duhur me trajnerin e ri. Trajneri Cungu na ka dhënë më shumë besim dhe mbase ky është një element i rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit