Statistika që bën CR7 të ulë kokën, kurrë kaq keq në 10 vite

13 Dhjetor 2018
19:06
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo po luan Champions League-ën e tij të parë me fanellën e Juventus dhe gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet.

Në fakt, portugezi ka shënuar vetëm një gol në 5 ndeshje të luajtura. Me pak fjalë, një paraqitje në fazën me grupe në kontrast me statistikat mbresëlënëse të karrierës së tij.

Vetëm një herë tjetër në të kaluarën, 10 vite më parë, e ka nisur kaq keq rrugën në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Nuk shënonte kaq pak gola në fazën me grupe të Champions që nga sezoni 2008/09, por ka qenë vendimtar nga 1/8-at e në vazhdim dhe është kjo arsyeja pse populli bardhezi ndihet optimist.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit