Statistikat flasin qartë, tani Barcelona është favorite për të fituar

10 Dhjetor 2021
17:23
Denis Hakanaj
back button

Në futboll nuk mund të fitohet gjithmonë dhe këtë e dinë të gjithë, edhe klubet më prestigjiozë. Dhe ciklet, edhe ato që duket se do të zgjasin përjetësisht, herë ose vonë mbyllen.

Te Barcelona po e mësojnë në mënyrën më të keqe, sepse pas viteve në të cilët Messi dhe Iniesta kanë çuar katalanasit në majën e botës me Guardiola-n dhe Luis Enrique-n, tani skuadra po jeton një moment shumë të vështirë.

Për Barçën, dështimi në këtë Champions League ka qenë i plotë. Blaugranat kanë shkuar në ndeshjen e fundit të grupit duke e ditur se duhej të mundnin Bayern-in për t’u kualifikuar, por gjermanët nuk kanë bërë asnjë lëshim dhe i kanë fundosur katalanasit, duke i dërguar në atë që për ata është një kompeticion i panjohur: Europa League.

Megjithatë, ndonjë lajm pozitiv ka ardhur pas këtij dështimi. Një zë autoritar si FiveThirtyEight, që merret me modelet analitike në gjendje për të parashikuar me një farë saktësie edhe zgjedhjet amerikane, shpjegon se katalanasit mund ta fitojnë kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.

Sipas llogaritjeve të fundit, skuadra e Xavi-t është favoritja e madhe për ta fituar kompeticionin, tani që pjesëmarrja e saj në fazën me eliminim direkt të Europa League është e sigurt.

Përqindjet flasin për 79% të mundësive për të arritur në 1/8-at, duke fituar playoff-in me të dytat e fazës së grupeve të Europa League.

Më pas ka 54% të mundësive që Barça të arrijë në çerekfinale, 34% që të arrijë gjysmëfinalen, 20% që të luajë në finale dhe 11% që ta fitojë trofeun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit