Statistikat nuk gabojnë, Kylian Mbappe lë pas vetes Neymar dhe Cavani

22 Janar 2019
10:24
Alfred Lleshi
back button

Fitorja mahnitëse (9-0) e PSG-së ndaj Guingamp, të shtunën, ishte një nga rezultatet më tërheqëse të sezonit, deri më sot. Vetëm 10 ditë më parë, skuadra e Thomas Tuchel eliminohej nga Kupa e Ligës prej Breton-it, ndaj ishte e qartë se parizienët donin të merrnin hak për atë humbje të turpshme, gjë që i pengoi ata të arrinin numrin e 50 ndeshjeve në këtë kompeticion pa humbje.

Pa dyshim, Indeksi i Performancës së Opta, i cili përcjell paraqitjen e çdo lojtari në Ligue 1, në bazë javore, është i mbushur me lojtarë të PSG-së. Tri vendet e para mbahen nga yjet e kampionëve francezë. 

Kylian Mbappe del në krye këtë javë, me një rezultat thjesht tronditës, 99.8. Talenti francez realizoi një “hat-trick” në ndeshjen e kaluar, duke grumbulluar 17 gola në kampionat, për këtë sezon. Kjo shifër edhe më e madhja, që ai ka shënuar ndonjëherë në karrierën e tij të re, deri më tani.

Në vendin e dytë është Edinson Cavani, i cili luajti njëkohësisht në sulm me Mbappe dhe realizoi “tripletë”. Neymar, i cili shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, pozicionohet në vendin e tretë, pavarësisht rezultatit 99.4. Trajneri Tuchel e përdori brazilianin në mesfushë, në atë që ishte pothuajse një formacion 4-2-4. 

Ish-lojtari i Barcelonës u lidh bukur me Mbappe, ndërsa parizienët demonstruan një shfaqje mahnitëse të forcës sulmuese. Ndoshta është e habitshme, duke pasur parasysh shifrat tenistike të fitores, që në “top-10” e kësaj renditjeje është vetëm edhe një lojtar tjetër i PSG-së; Dani Alves. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit