Statistikat tregojnë se kush është nr.1 në duelin Neuer-Ter Stegen

16 Shtator 2019
18:11
back button

Në përfaqësuesen gjermane ekziston një duel portierësh. Sfiduesi Marc-Andre ter Stegen përballë titullarit Manuel Neuer.

Portieri i Bayern Munich është zgjedhja e parë e trajnerit Joachim Low. E drejtë kjo? Le të shohim se cili portier ka statistikat më të mira.

Neuer ka luajtur 38 nga 90 ndeshjet e kombëtares pa pësuar gol, dhe mesatarisht nuk pëson as një gol për ndeshje (82 në 90 aktivizime).

Një tjetër shifër e fortë: Neuer mbron 74% të topave që vijnë drejt tij, këtë gjë shumë portierë nuk e bëjnë as një sezon të vetëm në karrierën e tyre.

Ndërsa gardiani i Barcelonës ka debutuar që në majin e vitit 2012 në kombëtare, por vetëm gjatë dy viteve të fundit është aktivizuar rregullisht. 14 nga 22 ndeshjet me kombëtaren i ka zhvilluar në fillim të vitit 2017.

Ter Stegen mbron 69% të topave që vijnë drejt portës së tij dhe mesatarisht pëson një gol çdo 78 minuta. Më keq se Neuer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit