Statuja e Zlatan në rrezik, ish-tifozët i sharrojnë këmbët

12 Dhjetor 2019
18:12
back button

Policia suedeze ka ndërhyrë për të shpëtuar statujën e Zlatan Ibrahimovic nga kolapsi pasi tifozët kanë tentuar të sharrojnë këmbët si dhe kanë vendosur një litar rreth qafës.

Skulptura e bronztë e yllit suedez në Malmo, ku ai ka filluar karrierën e tij, është një nderim për atë që i ka dhënë futbollit suedez.

Megjithatë, që kur Zlatan investoi te një klub rival muajin e kaluar, tifozët i kanë kthyer kundër njeriut që kanë pasur idhull për shumë vite.

Tifozët e Malmos kanë abuzuar jashtë mase, duke e lyer me bojë të kuqe përpara se t’i vinin flakën. Tani ata kanë marrë masa më drastike, duke u munduar ta rrëzonin. Ata kanë përdorur një sharrë për t’i prerë këmbën, por fatmirësisht nuk ia kanë dalë.

Aktualisht statuja po ruhet nga policia suedeze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit