Sterling dhe një transferim i bujshëm që varet nga dy kushte

3 Qershor 2020
21:22
Denis Hakanaj
back button

Mund të jetë Real Madrid në të ardhmen e sulmuesit të Manchester City, Raheem Sterling. Anglezi, për të cilin interesohen disa klube të mëdha, Los Blancos mbi të gjithë, mund t’i thotë lamtumirë Premier League dhe të transferohet në La Liga.

Sipas Indipendent, në fakt, sulmuesi i Qytetarëve mund të vendosë të largohet nga skuadra e Guardiol-as në varësi të asaj që do të ndodhë me klubin në Champions League.

Manchester City është në pritje të kuptojë nëse vendimi i marrë nga UEFA për ta përjashtuar klubin nga dy edicionet e ardhshme të Champions League do të konfirmohet.

Nëse kjo ndodh, Sterling mund të kërkojë një ekip të ri. 25-vjeçari pëlqehet shumë edhe nga skuadra tjetër e Manchester-it, por ideja e një “tradhtie” duke e pamundur. Ja pse rruga që çon te Real Madrid mund të jetë ajo e duhura për yllin anglez.

Kushti tjetër që duhet plotësuar që ky operacion të mund të realizohet është pamundësia e Real Madrid për të marrë Kylian Mbappe ose Erling Haaland, dy emrat e tjerë të kërkuar nga madrilenët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit