Sterling: Mos më flisni për ata të dy

22 Tetor 2019
17:30
Denis Hakanaj
back button

Disa lojtarëve u pëlqejnë krahasimet, disa të tjerëve jo. Raheem Sterling, ylli i Manchester City-t, bën pjesë në kategorinë e dytë. Ai është pjesë e tridhjetë kandidatëve për Topin e Artë dhe Xavi ka thënë pak kohë më parë se Sterling është lojtari që ka më shumë mundësi të marrë vendin e Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.

Megjithatë, anglezi nuk është aspak i kënaqur me këtë. “Një si Messi lind një herë të vetme. Nëse do të shënoja 50 ose 60 gola në sezon për 15 vite, atëherë mund të flisnim për një gjë të tillë. tani për tani, mos më flisni për Ronaldo-n dhe Messi-n”, ka thënë Sterling në një intervistë të dhënë për Four Four Two.  

Megjithatë, sulmuesi i Guardiola-s është vetëm 24 vjeç dhe ka akoma shumë mundësi për t’u përmirësuar. “Është një proces i gjatë, por unë po rritem dhe dua që statistikat e mia të përmirësohen me mua, vit pas viti. Nëse pas 10 ose 15 vitesh do të jem akoma në këto nivele, atëherë do të mund të flasim përsëri në lidhje me këtë çështje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit