Nations League

Sterling: S’ka asgjë më të bukur se kjo

Anglia i ka shkaktuar Spanjës humbjen e parë në shtëpi që nga 2003-shi. “Tre Luanët” kanë fituar 3-2 në Nations League dhe protagonisti i ndeshjes ka qenë Raheem Sterling, i cili ka shënuar dygolëshin e tij të parë me kombëtaren.

Në përfundim të ndeshjes, ai ka thënë: “Ishte një natë e pabesueshme. Luajtëm shumë mirë ndaj një ekipi të madh. Në Kupën e Botës bëmë një paraqitje të mirë, por mund të kishim bërë mirë. Gjithsesi, mendoj se jemi në rrugën e duhur”.

“Nuk shënoja prej një kohe të gjatë me Anglinë dhe ndihesha në presion. Nuk ka asgjë më të bukur se të shënosh me fanellën e Anglisë”, ka përfunduar Sterling.

Më shumë nga Nations League