Sterling the Nike pranë marrëveshjes rekord

2 Dhjetor 2019
17:55
back button

Raheem Sterling-ut i është ofruar një rinovim rekord nga gjigantët e artikujve sportivë Nike.

Marrëveshja aktuale e yllit të Manchester City-t do të skadojë vitin e ardhshëm, por bisedimet për rinovimin thuhet të jenë në një fazë të avancuar.

Akordi raportohet të jetë deri në vitin 2023 dhe do të ishte një prej marrëveshjeve më fitimprurëse të historisë.

Sterling është një prej futbollistëve më të njohur të planetit dhe fakti që është në fund të kontratës me Nike ka bërë që shumë kompani të tjera të afrohen për ta tunduar.

Puma dhe Air Jordan kanë bërë ofertat e tyre për Sterling, vlera komerciale e të cilit po rritet dita ditës.

Megjithatë, Nike mbetet favorit për rinovimin dhe oferta marramendëse nuk mungon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit