Stojku: I dola në krah gjyqtarit, besoj te mbijetesa

3 Mars 2019
16:31
Eraldo Harlicaj
back button

I pezmatuar shfaqet trajneri i Kamzës, Gentian Stojku, pas barazimit 1-1 ndaj ekipit të Laçit. Skuadra e tij flirtoi me fitoren, por një penallti e dhënë nga gjyqtari Hamiti në minutën e 96' bëri që rezultati të barazohej nga Najdenov. Numri një i stolit nuk është i kënaqur me faktin se nuk u arrit fitorja dhe tashmë lufta është më e ashpër. 

Barazimi  – "Nuk dua të merrem me pjesën a ishte, apo jo, por mendoj se ekipi ka zhvilluar ndeshje të mirë. Kundër Kukësit luajtëm mirë dhe sot, por më vjen keq që u barazuam. Lojtarët në minutazhin më të madh i zbatuan detyrat. Jam i kënaqur me faktin se i zbatuan detyrat". 

Mbijetesa – "Deri sa matematika na lejon ne besojmë. Unë besoj, pasi kemi 12 pikë. Ne nuk ulim kokën, por shkojmë që ndeshjen e radhës për pikë". 

Hamiti – "Dua të merrem me fushën të them të drejtën i dola në krah gjyqtarit. Për penalltinë mendoj se ishte katalizatori i këtij irritimi". 

Dhuna – "I dola në krah që të mos ndodhte asgjë me gjyqtarin". 

10 minutat e fundit  – "Kur ndeshja ka presion të tillë në minutat e fundit ekipi detyrohet të tërhiqet duke menduar se kemi shpenzuar shumë energji. Nuk mund t'i ndajmë episodet në veçanti". 

Dënimi – "Nuk dua të kemi dënim, por jam munduar të ruaj qetësinë dhe të normalizohet gjendja".   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit