Stojku nuk pranon të flasë, justifikim është licenca!

24 Shkurt 2019
16:27
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Kamzës, Gentian Stojku, nuk e nisi si duhet aventurën e tij me ekipin e tij. Humbja 3-1 kundër Kukësit nuk i lë shije të mirë, por ishte diçka e pritshme duke parë objektivat e ndryshme që kanë ekipe apo dhe shpenzimet.

Numri një i stolit nuk foli pas ndeshjes për mikrofonët e "Supersport" duke u justifikuar me faktin se nuk e ka licencën për të drejtuar ekipin. Në protokollin e takimit ishte i regjistruar si zëvendëstrajner. 

Duket se humbjen e ka përjetuar shumë keq Stojku. Tekniku nuk ka dashur të rrezikojë në mungesë të një informacioni të saktë të rregullores ose thjeshtë një taktikë për t'u shmangur.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit