Stop rutinës dhe argëtim në fushë, ja si Federer po zgjat jetëgjatësinë

16 Tetor 2019
11:51
Telesport
back button

Roger Federer, fitues i 20 grand slam në karrierë, ka bërë me dije se e ardhmja e tij do të vazhdojë edhe përtej vitit 2020. Tenisti 38-vjeçar synon që sezonin e ardhshëm të luajë jo vetëm në 4 turnetë e mëdhenj por edhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Përpiqem të jem në formë, të fle mjaftueshëm për të luajtur pa probleme fizike, të argëtohem duke u stërvitur dhe luajtur, pa ndjekur rutinën ditore, që shpesh bëhet e mërzitshme”, u shpreh Federer, që javën e kaluar luajtur në turneun Masters të Shanghai.

Prioritet për mua ka familja. Gjithsesi, të korr suksese të tjera në fushë mbetet një objektiv. Të arrija në kuotën e 100 trofeve ishte një sukses i madh, por nuk ndalem me kaq. Synoj të fitoj të tjerë grand slam apo turne. E di që të rinjtë po trokasin fort në derë, por argëtohem duke u përballur me ta”, tha Federer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit