Strakosha bëhet “mollë sherri” mes trajnerit Sarri dhe drejtuesve të Lazios

12 Prill 2022
9:25
Alfred Lleshi
back button

Duke thënë se Marusic dhe Radu tashmë kanë nënshkruar rinovimin (çuditërisht malazezi vetëm deri në vitin 2024), te Lazio janë 4 lojtarë të tjerë që “skadojnë” në qershor: Strakosha, Patric, Luiz Felipe dhe Leiva.

“Ne po flasim për këtë. Nëse ata nuk kanë nënshkruar me klube të tjera, Lazio do t’iu bëjë një propozim”, – shpjegoi trajneri Sarri të dielën, padyshim i vetëdijshëm se klubi ka kohë që i analizon këto situata.

Me Luiz Felipe, pas presingut në janar dhe vendimit të tij për të ndryshuar ligën (Betis Sevilla, sipas të gjitha gjasave), marrëdhëniet janë ndërprerë, ndërsa në qershor duhet të mbërrijë edhe ndarja me Leiva, i cili nuk do ta kishte problem të rikthehej në Brazil.

Strakosha dhe Patric? Mbi të dy ka pikëpyetje të mëdha për arsye të ndryshme. Qëndrimi i Patric është një kërkesë e Sarrit, i cili e ka promovuar spanjollin si qendërmbrojtës. Thirrja e Valencias është e fortë për 28-vjeçarin, por Lazio do të përpiqet ta bëjë atë të qëndrojë (1.5 milionë euro në sezon i ka ofruar).

Qëndrimi i Strakoshës, nga ana tjetër, është më shumë një ide e klubit. Po të ishte për Sarrin, ai do ta ndërronte njeriun bardhekaltër mes shtyllave (Carnesecchi dhe Sergio Rico janë në radarët e tij).

Megjithatë, Lazio do të duhet të ndryshojë shumë lojtarë gjatë verës dhe duke pasur parasysh sasinë e investimeve, nuk do të dëshironte të shpenzonte shumë edhe për një portier. Sidomos nëse ekziston tashmë një portier i besueshëm në shtëpi, pavarësisht nga disa gabime.

Shqiptari i mërzitur nga promovimi i Reinës vitin e kaluar ka kërkesa nga jashtë dhe nuk duket se do të pranojë të nënshkruajë me bardhekaltrit. Igli Tare ka mission të ngutshëm me patriotin e tij, së shpejti pritet një takim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit