Strakosha, gati lamtumira nga Lazio pas 10 vitesh. Premier League, destinacioni i radhës?

20 Nëntor 2021
12:08
Alfred Lleshi
back button

Sipas “Corriere dello Sport”, Thomas Strakosha merr rrugën e lamtumirës. Pas gati dhjetë vitesh te Lazio, mes të rinjve dhe ekipit të parë, ai pothuajse me siguri nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në qershor 2022. Prej dy sezonesh ka humbur vendin e titullarit, me Reinën gjithmonë përpara tij. Nga Inzaghi te Sarri, muzika nuk ka ndryshuar.

Fakti që nuk luan po e shtyn shqiptarin të shikojë përreth. Nga janari i ardhshëm do të jetë i lirë të nënshkruajë me çdo klub tjetër. Në të kaluarën është folur për interesim nga Borussia Dortmund dhe Tottenham. Në javët e fundit, sipas thashethemeve që vijnë nga Anglia, ai pritet t’i bashkohet Newcastle, një klub i ri me pronarë sauditë.

Sipas “Times”, Strakosha do të jetë përforcimi i parë i menaxhmentit të ri saudit të “Magpies”. Dhe këtë do ta bëjë duke mbërritur si transferim i lirë, kur të lirohet zyrtarisht nga Lazio. Çështja y rinovimit duket pothuajse e mbyllur.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit