Strakosha i thotë lamtumirë Lazios, zbulohet klubi i tij i ri në Premier League

21 Maj 2022
13:12
Alfred Lleshi

Thomas Strakosha është gati të largohet nga Lazio pas gjashtë sezonesh. Portierit shqiptar i skadon kontrata me klubin bardhkaltër të Serie A dhe tashmë e ka ndarë mendjen për një aventurë tjetër.

Rinovimi me kryeqyttasit italianë nuk u bë i mundur, kështu që portieri i kombëtares sonë kuqezi do të fluturojë drejt Anglisë. Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, marrëveshja me Fulham është drejt mbylljes, me palët që kanë rënë dakord për detajet.

Klubi londinez, i ngjitur në Premier League, ka marrë miratimin e portierit shqiptar për një kontrate 4-vjeçare. Strakosha i thotë lamtumirë klubit kryeqytetas italian pas 207 paraqitjeve në ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Në ekipet e të rinjve të Lazios që nga viti 2012, ai fitoi edhe ligën dhe kupën me “Primavera”.

Qëndrimi i Strakoshës ishte më shumë një ide e klubit, në fakt. Po të ishte për trajnerin Sarrin, ai do ta ndërronte njeriun bardhekaltër mes shtyllave (Carnesecchi dhe Sergio Rico janë në radarët e tij).

Megjithatë, Lazio do të duhet të ndryshojë shumë lojtarë gjatë verës dhe duke pasur parasysh sasinë e investimeve, nuk do të dëshironte të shpenzonte shumë edhe për një portier. Sidomos nëse ekziston tashmë një portier i besueshëm në shtëpi, pavarësisht nga disa gabime.

Sidoqoftë, shqiptari i mërzitur nga promovimi i Reinës vitin e kaluar kishte kërkesa nga jashtë dhe nuk pranoi të rinovonte me bardhekaltrit. Igli Tare nuk mund t’i jepte garanci për aktivizimin si titullar, ndaj “gardiani” shqiptar ka preferuar Anglinë, ku edhe oferta financiare është dukshëm më e mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit