Strakosha, letra e lamtumirës! Te Lazio plot 10 vite, u rrit duke shkuar si fëmijë

22 Maj 2022
14:53
Telesport
back button

Thomas Strakoshën e presin në Premier League, ndërkohë që një ditë më parë pas ndeshjes ndaj Verona bëri xhiron rreth stadiumit dhe u përshëndet me tifozët e Lazios. Portieri i kombëtares shqiptare ikën i emocionuar, ndërkohë që nga ana tjetër nuk mund të mos i shkruajë ca radhë për këtë eksperiencë të gjatë në kryeqytetin italian.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Strakosha shkruan: “Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lazio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe, dua të falënderoj, gjithashtu edhe shokët e mi të skuadrës që kam pasur tek ekipi i të rinjve dhe tek ekipi i parë, bashkë me trajnerët dhe stafet e tyre.

Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lazio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë”.

Pasi u promovua në skuadrën e te rinjve të Lazios në vitin 2013, pas shitjes së Juan Pablo Carrizo te Interi, ai u bë portieri i tretë i ekipit të parë. Me ekipin Primavera fitoi një kampionat në sezonin 2013-14. Në sezonin e ardhshëm ai fitoi Coppa Italia Primavera.

Më 26 maj 2013 ai fitoi Kupën e Italisë kundër rivalëve historikë të Romës, duke fituar ndeshjen 1-0. Më 18 gusht 2013, pavarësisht se nuk doli në fushë, ai humbi Superkupën e Italisë 2013 kundër Juventusit 4-0. Më 20 maj 2015 ai humbi finalen e Kupës së Italisë, ku Lazio u mposht nga Juventus 2-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit