Strakosha mesazh për Immobilen, një këshillë dhe për ekipin e tij

31 Tetor 2019
10:13
Eraldo Harlicaj
back button

Lazio mori një fitore të pastër ndaj Torinos me rezultatin 4-0 në “Olimpico”. Ekipi kryeqytetas dominoi dhe dërgoi topin në rrjetë dy herë me anë të Immobiles dhe dy golat e tjerë u shënuan nga Acerbi dhe një autogol i Belottit. 

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, e mbajti portën e tij të paprekur duke reaguar mirë në ato pak raste të rrezikshme që kishte. Ai ka folur për mikrofonët e DAZN në lidhje me ndeshjen dhe ka dhënë një këshillë për ekipin e tij. 

“Ne duhet të luajmë si skuadër dhe të ndihmojmë Immobilen që të shënojë sa më shumë. Kjo i ndihmon dhe pjesës tjetër të skuadrës”, – tha portieri kuqezi i Lazios. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit