Strakosha shpërthen ndaj kritikave: E lehtë të flasësh nga televizori apo tastiera…

27 Korrik 2020
10:21
Alfred Lleshi
back button

Në fitoren tenistike 5-1 ndaj Hellas Verona ka kontributin e tij edhe Thomas Strakosha, i cili u përball menjëherë me rreziqet e sulmit verdheblu. Portieri shqiptar i Lazio, pak minuta pas bilbilit të trefishtë të arbitrit Volpi, foli për mikrofonat e “Lazio Style Channel”: “Skuadra e meritoi fitoren, luajti shumë mirë. Ne ishim kompaktë. Pas një loje si kjo, pendohem që pësova edhe një gol. Për mua nuk ishte penallti. Ne u futëm në vështirësi vetë. Pasi siguruam Ligën e Kampionëve, kokat tona ishin më të qeta. Sot pamë që luajtëm lirshëm.

Fituam 5-1, pas një kohe të gjatë. Unë nuk dëgjoj asnjë kritikë, nuk më interesojnë. Trajnerët më thonë kur e kam gabim, ku duhet të përmirësohem. Është e lehtë të kritikosh pas një televizori apo një tastiere celulari. Shumë do të donin të ishin në vendin tim, e di. Jam shumë i lumtur që jam këtu, futbolli është jeta ime. Nëse filloj të mendoj për një gjë të mirë apo një gabim, e humbas përqendrimin në fushë. E di kur kam bërë mirë, ose kur kam gabuar. Duhet ta ruaj qetësinë dhe përqendrimin deri në minutën e 95-të”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit