Strakosha shqetëson Lazion, dëmtimi e gozhdon në vend

10 Maj 2019
11:01
Eraldo Harlicaj
back button

Thomas Strakosha është i detyruar të ndalet! Portieri i Lazios do të mungojë në sfidën në kampionat ndaj Cagliarit për të qenë gati në finalen e Kupës ndaj Atalantas. Shqiptari luajti në kampionat ndaj bergamezëve, por diçka e tillë i bëri më keq se u vuajti më shumë dëmtimin dhe gjendja e tij u rëndua. 

24-vjeçari ka munguar në seancat e fundit stërvitore, ndërsa duket se do të provojë emocionet e debutimit dhe Silvio Proto. Portieri i dytë mund të ketë shansin e tij për të luajtur si titullar. Inzaghi ka shumë besim te Strakosha prandaj shpreson ta ketë të gatshëm si titullar. Shtatlarti është më i aktivizuar në dy vitet e fundit me 73 ndeshje si titullar. 

Kampionati duket histori e mbyllur për Lazion, pasi e sheh veten 4 pikë larg Romës së zonës së Europës. Kryeqytetasit kanë shpëtim vetëm nëpërmjet Kupës së Italisë. Situatë të mirë te Lazio nuk po kalon as Valon Berisha, pasi shqiptari vazhdon të jetë i dëmtur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit