Strakosha si tabelë qitjeje, portieri mund t’i surprizojë të gjithë

14 Dhjetor 2018
12:04
Eraldo Harlicaj
back button

Thomas Strakosha ka qenë në mesin e një cikloni kritikash pas gabimit në ndeshjen ndaj Sampdorias. Portieri shqiptar gaboi në dalje dhe të gjithë tifozët e kishin si pikë shënjestre. “Gardiani i portës”  nuk u grumbullua për takimin e Europa Leagues ndaj Frankfurtit, pasi trajneri Simone Inzaghi donte ta largonte nga trysnia që e ka përfshirë në ditët e fundit.

Një legjendë e madhe si Dino Zoff i doli në krah, futbollistët e formacionit të Lazio-s e përkrahën, por së fundmi një emër tjetër që e ka vlerësuar është ish-futbollistëve të të kaltërve, Renzo Garlaschelli. “Ndeshja ndaj Atalantas do të jetë testi real për skuadrën. Një sfidë e vështirë dhe e komplikuar. Thomas Strakosha po bën mirë. nuk duhet ta kritikojmë atë për një apo dy ndeshje ku ka gabuar. Lazio është superiore ndaj Milanit, por duhet ta tregojë këtë në fushë”, – u shpreh ai.

E ardhmja e Strakoshës te Lazio mund të vihet në dyshim, pasi portieri ka oferta dhe skuadra laciale nuk po kalon një sezon të mirë. Tifozët i janë kundërvënë, prandaj nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize të pakëndëshme për të.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit