Strategji kryevepër, del video që tregon sesi Norwich mposhti filozofinë e Pep Guardiola

16 Shtator 2019
16:39
back button

Norwich zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Manchester City, duke fituar me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku iu mungonin 11 lojtarë dhe ishin me 2 portierë rezervë në skuadër.

Fryti i të gjithë kësaj fitoreje është përmbledhur në një video mbi një minutë nga vetë klubi i Premier League, ku tregon sesi e shkatërruan të gjithë strategjinë e Pep Guardiola, që kishte udhëzuar skuadrën e tij që të bënte presion lart.

Në video duken qartë sesi lojtarët e Norwich, pasojnë me qetësi dhe saktësi, lëvizin në zona të ngushta dhe krijojnë hapësira për njëri-tjetrin duke futur në kuadrat yjet e Manchester City.

Epo, ndonjëherë për të krijuar një skuadër model nuk duhen miliona euro, por një trajner me mendje inteligjente dhe një skuadër që i kupton idetë e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit