Strategjia e Marottas: Interi do të afrojë pesë lojtarë me parametra zero në verë!

16 Nëntor 2019
12:36
back button

Interi ka pësuar ndryshime të mëdha që nga koha kur Beppe Marotta është bërë pjesë e zikaltërve. Merkatoja e verës që lamë pas ishte një ndër më të suksesshmet për Interin, teksa tashmë Marotta përgatitet për afatin kalimtar të janarit dhe të verës së ardhshme.

Pikërisht në lidhje me sezonin e ardhshëm dhe me merkaton e verës, Marotta duket se e ka një strategji, teksa në listën e tij janë pesë emra, që mund t’i bashkohen Interit me parametra zero.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Dries Mertens është emri i parë në listën e Marottas, me belgun që i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe është thuajse e sigurt që do të largohet nga Napoli.

Dy emrat e radhës vijnë nga Tottenham, ku bëhet fjalë për Eriksen dhe Vertonghen, që do të ishin padyshim dy goditje të bujshme për zikaltrit. Dy emrat që mbyllin listën e Marottas vijnë nga PSG, ku bëhet fjalë për mbrojtësit Kurzawa dhe Meunier.

Për Kurzawan gjasat janë më të mëdha që të kalojë në “San Siro”, pasi francezi nuk po kalon një moment të mirë në Paris dhe kalimi në Itali mund të jetë i duhuri për të. Nga ana tjetër, për Meunier, situata është më e komplikuar, pasi nuk përjashtohet mundësia që belgu të rinovojë me PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit