STUDIMI: Amrabat, një lojtar mbi mesataren në Serie A! Fiorentina fërkon duart nga superblerja

13 Korrik 2020
15:09
Telesport
back button

Sofyan Amrabat nga Huizen, Hollandë, maroken me origjinë, është një lojtar mbi mesataren. Një që i befasoi të gjithë dhe që Fiorentina tashmë e ka blerë për të ardhmen (pagoi në janar 20 mln euro).

Numra të pabesueshëm, të analizuara falë aplikacionit Comparisonator, i cili e vuri në praktikë në çdo aftësi mbi mesataren e kampionatit.

Në sulm, në mbrojtje, në pasime, në menaxhimin e lojës. Gjithmonë më mirë se lojtari mesatar i Serie A. Një blerje ndër më të mirat e verës së kaluar për raportin shpenzim-rendiment te Hellas Verona, që ka fituar edhe para duke krijuar plusvlerë.

Jo vetëm kaq: Amrabat ka qenë një sezon në rritje që e ka çuar atë të ngjitet në renditje dhe të kapërcejë edhe lojtarë të rëndësishëm. Ai luan mesfushor por është edhe i treti në duelet sulmuese të bëra dhe i pesti në ato të fituara dhe është në mesin e dhjetë më të mirëve në duelet mbrojtëse.

I dhjeti për pasime filtruese, i njëmbëdhjeti për ato në 30 metrat e fundit, mes njëzet të parëve për pasimet kryesore, i dhjeti për krosime. Një lojtar i plotë. Me numrat e yjeve.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit