Studimi: Arbitrat e shkurtër janë një problem për futbollistët

15 Shkurt 2020
20:13
Denis Hakanaj
back button

Mes futbollistëve ekzistojnë ata që kanë famën se janë të ashpër, të fortë gjatë përplasjeve. Kërcënimi më i madh për këta lojtarë janë arbitrat që e nxjerrin kartonin me lehtësi.

Megjithatë, për këtë mund të ketë një shpjegim logjik, të paktën sipas studimeve të zhvilluara nga Northumbria University. Arbitrat që janë më të dhënë për të ndëshkuar lojtarët me kartonë të verdhë ose të kuq, janë ata më të shkurtrit.

Një lloj kompleksi i Napoleonit, duket se i shtyn të kompensojnë mungesën e centimetrave me një rreptësi më të madhe në drejtimin e ndeshjes.

Mesatarja e kartonëve për ndeshje me një arbitër më të shkurtër është 3.6, ndërsa mesatarja e përgjithshme është 2.4 për ndeshje.

Lojtarët janë të paralajmëruar: do të kenë probleme nëse zemërojnë një arbitër më të vogël se zakonisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit