Studimi: Pas Liverpool-Atletico kanë vdekur 41 tifozë anglezë

24 Maj 2020
19:07
Denis Hakanaj
back button

Të dhënat e shërbimit shëndetësor britanik (NHS), të analizuar nga Edge Health dhe të publikuar nga Times, flasin qartë. Liverpool-Atletico Madrid e 11 marsit i ka kushtuar jetën, për shkak të coronavirus-it, 41 spektatorëve anglezë të pranishëm atë mbrëmje në Anfield.

Spanja, në momentin e ndeshjes, kishte 2.200 raste me coronavirus, një përqindje më e lartë se 500% në krahasim me atë të Anglisë në të njëjtën periudhë. Ndeshja e polemikave duket se do të shkaktojë akoma diskutime.

Prania e 3.000 tifozëve spanjollë, kur një ditë më parë Valencia-Atalanta ishte zhvilluar me dyer të  mbyllura dhe kur virusi kishte bërë që të jepej alarmi në shumë vende të botës, është një nga arsyet që e kanë transformuar ndeshjen e Champions-it në një ndeshje me pasoja dramatike.

Është i frikshëm mendimi sesa të vdekur më shumë ka shkaktuar në të vërtetë ajo ndeshje, nëse konsiderohet se përllogaritja e studimit të laartpërmendur ka të bëjë vetëm më tifozët anglezë të pranishëm në Anfield atë mbrëmje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit