Suarez dhe Guardiola njëzëri: Nuk e imagjinojmë dot këtë për Messin…

29 Prill 2021
15:09
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messit i janë ofruar këshilla për të ardhmen te Barcelona nga shoku i tij i ngushtë, Luis Suarez, si dhe ish-trajneri Pep Guardiola. Kapiteni del jashtë kontratës në fund të sezonit dhe mbetet të shihet nëse do ta vazhdojë karrierën në “Camp Nou” apo do të largohet si lojtar i lirë. Suarez, i cili u largua nga Barça për tek Atletico Madridi verën e kaluar, i tha ‘TV3’ se beson që Messi duhet të qëndrojë te skuadra katalanase derisa “t’i varë këpucët në gozhdë”.

“Unë nuk mund ta imagjinoj Messin jashtë Barçës. Si tifoz i klubit dhe shoku i tij, dua t’i kërkoj që të mos largohet, – tha uruguajani. – Gjëja më e mirë për të është ta përfundojë karrierën te Barcelona, pas 3, 4, 5 ose 6 vitesh të tjera. Barça është vendi, ku ai ndihet më i lumtur”.

Guardiola, gjithashtu i ka kërkuar Messit që të mos largohet nga “Camp Nou”. Ai tha për ‘TV3’: “Shpresoj se Leo mund ta përfundojë karrierën e tij te Barça. Messi nuk do të gjejë një shtëpi më të mirë se aty”.

Po ashtu, Guardiola shtoi se ai nuk do të duhej shumë për ta kthyer Barçën në një ekip shumë të veçantë, edhe një herë: “E vetmja gjë që duhet të bëhet, siç tha mësuesi ynë i dashur, është të kthehemi në origjinë, për të shpëtuar kauzën e gjërave, gjë që e bën Barçën të veçantë në shumë gjëra, sidomos në mënyrën e lojës. Nuk ka asnjë klub më të mirë për ta bërë këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit