Suarez harron Barcelona-n: E dija se ku po shkoja…

22 Janar 2021
15:49
Denis Hakanaj
back button

44 pikë në renditje dhe dy ndeshje për të rikuperuar.

Atletico Madrid duket i lëshuar drejt titullit në La Liga, edhe për shkak të momentit jo të mirë që po kalojnë rivalët. Colchoneros kanë krijuar një shkëputje në renditje falë dygolëshit të Luis Suarez në ndeshjen kundër Eibar.

Uruguaiani ka folur në lidhje me luftën për titul dhe avantazhin në renditje ndaj Real Madrid dhe Barcelona-s:

“Po, kemi një avantazh të mirë, por duhet të jemi gjithmonë të përqendruar. Besoj se nëse skuadra ruan përqendrimin, mund të bëjë gjëra të mëdha”.

“E dija se po shkoja te një klub i rëndësishëm që lufton për maksimumin e mundshëm. Nuk kanë rëndësi numrat, ka rëndësi të ndihmoj skuadrën të fitoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit