Suarez shtyn kthimin: Do të kisha presion edhe në moshën 37 vjeç. Më mirë shkoj në…

26 Tetor 2021
16:29
Denis Hakanaj
back button

Diego Lugano, ish-mbrojtësi i Uruguait, ka intervistuar bashkëkombësin dhe mikun Luis Suarez për ESPN.

Sulmuesi i Atletico Madrid ka folur për të ardhmen e tij:

“Kam bërë shumë sforcime për të qenë në majë dhe dua të lë një kujtim të mirë; nëse do të kthehesha të luaja në Amerikën e Jugur në moshën 36 ose 37 vjeç, njerëzit do të më kërkojnë sforcime si të isha 27 ose 30”, ka thënë Pistolero.

“Por nuk do të mund të vrapoj si në të kaluarën ose të shënoj të njëjtin numër golash. Për të mos lënë një imazh të tillë, do të preferoja të punoja diku tjetër, ku do të vazhdoja ta shijoja futbollin pa presionin e Amerikës së Jugut. Për shembull, në  SHBA ose Azi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit