Suedia mposht Kosovën 1-0 në Katar! Challandes i kënaqur nga “produkti vendas” (VIDEO)

12 Janar 2020
18:02

Kosova është mundur 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Katar ndaj Suedisë, ku të dy përfaqësueset kishin grumbulluar shumë futbollistë që luajnë në kampionatet vendase. Dardanët janë ndeshur si të barabartë me suedezët në ndeshjen e zhvilluar në Al Ahli në Doha.

Trajneri Bernard Challandes përveç yjeve të njohur të ekipit si Fidan Aliti, Herolind Shala dhe Anel Rashkaj, vendosi të startojë me tre lojtarë të Superligës së Kosovës: Visar Bekaj, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi. Flamur Kastrati iu afrua golit në të 22′, ndërsa përpara tij edhe Ibrahimaj dy herë tentoi portën nordike.

Suedia shënoi por arbitri anuloi gjithçka. Pjesa e dytë u karakterizua nga zëvendësime te Challandes, që hodhi në fushë lojtarë të Superligës Kosovare: Blend Baftiu, Arbër Hoxha, Jetmir Topalli, Valmir Veliu dhe Lapidar Lladrovci, Rron Broja dhe Arb Manaj. Goli i Suedisë erdhi në minutën e 75-të dhe ishte Simon Hedlund, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit