Sule tërbon Bayern-in, shkel rregullat dhe bëhet pjesë e grupit të tradhtarëve

4 Prill 2020
16:30
Denis Hakanaj
back button

Në fillim ka ardhur incidenti dhe gjoba për Jerome Boateng, tani blerja e një makine të re. Në shtëpinë e Bayern Munich është regjistruar një tjetër shkelje e karantinës.

Niklas Sule, mbrojtësi gjerman 24-vjeçar, ka qenë protagonist, për keq, i një episodi që do të zemërojë shumë klubin bavarez. Siç ka bërë të ditur Bild, Sule, i cili nuk luan nga tetori i kaluar për shkak të një dëmtimi në gju, ka vendosur ta ‘festojë’ shërimin me një Ferrarri 488 GTB.

Problemi është se ai ka shkelur karantinën e vendosur nga klubi dhe qeveria gjermane për të tërhequr makinën. Gjithashtu, është interesant fakti se lojtari ka zgjedhur skuderinë e Maranello-s në vend të Audi-t, sponsori kryesor i klubit.

Edhe Lewandowski dhe lojtarë të tjerë e kanë bërë një tradhti të tillë në të kaluarën. Sule pritet të vijë një gjobë nga ana e klubit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit