Sulm i Liverpool-it dhe lamtumirë Inter: operacion 50 milionë euro

24 Mars 2023
13:36
Denis Hakanaj
back button

Interi po mendon për atë si zëvendësues, pasardhës të Stefan de Vrij. Por ka një problem: tani është i paarritshëm. Bëhet fjalë për Perr Schuurs, një nga zbulimet e këtij sezoni të Serie A.

Torino realizoi një operacion të suksesshëm duke e marrë në Itali për ‘vetëm’ 11 milionë euro, duke pasur parasysh se tani mund ta rishesin për katër herë më shumë. Premier League në pole për holandezin, Liverpool në epërsi.

Sipas lajmit të publikuar nga e përditshmja sportive italiane Tuttosport, Liverpool duket se e ka seriozisht për për ish-lojtarin e Ajax-it, që trajneri gjerman duket se ka dashur ta kishte në ekipin e tij disa sezone më parë.

Mbrojtja e Të Kuqve ka nevojë për një gjysmë revolucion dhe për këtë arsye duhen forca të freskëta: në listën e blerjeve është edhe lojtari i datëlindjes ’99 i ekipit të Juric-it.

Sipas Tuttosport, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë një shumë afro 50 milionë euro për kartonin e lojtarit, pak a shumë e njëjta që është arkëtuar nga klubi torinez verën e kaluar për Gleison Bremer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit