“Sulm ndaj Juves?”, Allegri dhe fraza e Mourinho-s: Jo, e kishte me ata

18 Mars 2023
18:45
Denis Hakanaj
back button

Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp në prag të Inter-Juventus, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Serisë A. Një përballje shumë e rëndësishme që mund t’i afrojë edhe më shumë bardhezinjtë me Champions League.

Trajneri i Juventus-it e prezantoi derbin e Italisë në këtë mënyrë: “Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme dhe magjepsëse. Kemi përballë një ekip të fortë, do të duhet të jemi shumë të mirë dhe të përqendruar. Ndeshjet kokë më kokë janë gjithmonë të komplikuara për t’u luajtur.

“Champions me -15? Duhet të bëjmë më të mirën, por rikuperimi deri në vendin e katërt është i vështirë. Të mos harrojmë se në fushë do të ishim të dytët me 53 pikë. Synimi ynë është të arrijmë në finalen e Europa League, të fitojmë Kupën e Italisë dhe të dalim mes katër vendeve të para”.

Më pas Allegri bëri një bilanc të situatës së lojtarëve të dëmtuar: “Më duket se Di Maria është mirë. Më duhet ende të vlerësoj Mirettin dhe Bonuccin, ndërsa Milik, Pogba dhe Alex Sandro nuk do të jetë në dispozicion”.

Së fundmi, Allegri i është përgjigjur batutës së Mourinhos për Europa League: “Ky është formati, nuk mendoj se ishte sulm ndaj nesh. Ai e kishte me UEFA-n”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit