Sulmi me thika, Kolasinac thyen heshtjen dhe kthehet të flasë: Unë dhe Ozil…

19 Shtator 2019
16:37
back button

Fillim sezoni aspak i lehtë për Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil. Futbollistët e Arsenalit u sulmuan në Londër më 26 korrik nga dy keqbërës të armatosur me thika, në tentativë për të vjedhur dy futbollistët.

Lojtarët e Arsenalit u sulmuan në dalje të Golders Green, në veri të Londrës, ndërsa sipas imazheve filmike, boshnjaku ishte ai që mbrojti Ozil dhe bashkëshorten e këtij të fundit, duke u konfrontuar me dy keqbërësit.

Pikërisht Kolasinac kthehet të flasë për atë mmoment: “Nuk dua të flas në detaj! Ndodhi dhe kaq, i përket të shkuarës. E njëjta gjë për Mesut. Jemi në dispozicion dhe të gatshëm për ekipin tonë. Psikologjikisht ishte e vështirë, por e kaluam”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit