Sulmuesi i Kosovës në gjurmët e Shkëlzen Gashit: firmos me “gjigantin” zvicerian

2 Korrik 2020
17:02
Telesport
back button

Dikur shkëlqeu Shkëlzen Gashi, sot mund të jetë radha e Shkëlqim Demhasajt, që ka zgjedhur të veshë fanelën e Kosovës. Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur me ekipin e Graasshoper një kontratë për 3 vitet e ardhshme, pasi aventura e tij e fundit ishte te Luzern.

Më parë, Demhasaj që ka lindur në vendin helvet, ka veshur edhe fanelën e Schaffhasuen.\

Drejtori sportiv i Grasshoperit Bernard Shuiteman e komentoi kështu:  “Edhe pse është 191 centimetra i gjatë, Demhasaj ka aftësi teknike mbresëlënëse dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm përpara portës. Me cilësitë dhe profilin e tij, ai do t’i japë skuadrës më shumë qëndrueshmëri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit