Sulmuesi i Milanit pranë Premier League

21 Korrik 2019
20:19
back button

Patrick Cutrone mesa duket do të largohet nga ekipi i fëmijërisë. Siç raporton anglezja The Sun, ai është pranë transferimit nga Milani te Wolverhampton. 

Klubi italian kërkon të rrisë sa më shumë fonde për t’u përforcuar në prag të sezonit të ri. 

Objektivi kryesor është Angel Correa i Atletico Madridit, që thuhet ta ketë vënë në shitje. 

Cutrone nuk është i kënaqur si zëvendësuesi i Piatek dhe do të pranonte të largohej në një ekip ku do të gjente më shumë minuta. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit