Sulmuesi i Realit gjeti golin, vjen oferta e parë nga Anglia!

23 Nëntor 2020
19:02
Eraldo Harlicaj
back button

Mariano Diaz u rikthye në formacion për Real Madridin në ndeshjen kundër Villarrealit. Sulmuesi shënoi golin e vetëm të madrilenëve duke shfrytëzuar si duhet mungesën e Benzemasë dhe Luka Jovicit.

Lojtari nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane. Francezi e ka aktivizuar vetëm për shkak të mungesave të shumta, ndërsa shumicën e kohës është jashtë ekipit spanjoll.

Kjo ka bërë që shumë klube të futen në garë, por rroga e majme e lojtarit i tremb. Oferta e fundit që ka ardhur vjen nga Premier League, pasi ekipi i West Hamit e do lojtarin në formë huazimi me mundëri blerjeje në fund të sezonit. Reali dëshiron që kjo lëvizje të realizohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit