Sulmuesi i Serie A kapet mat në Angli, Mourinho gjen zëvendësuesin e Kane

23 Shtator 2020
21:19
Eraldo Harlicaj
back button

Tottenhami i Jose Mourinhos kërkon prej kohësh një sulmues klasi. Ekipi i “Spursave” ka hedhur sytë drejt Serie A dhe sulmuesit të Napolit, Milik.

Polaku do të largohet nga ekipi napolitan, madje dhe agjentët e tij u panë në Londër. Ata po bisedojnë me skuadrën e Tottenhamit dhe me shumë mundësi marrëveshja do të arrihet.

Milik ka refuzuar rinovimin me Napolin duke qenë i bindur në dëshirën e tij për t’u larguar. Tottenhami e pret me krahëhapur, pasi ka në sulm vetëm Kane si pykë të mirëfilltë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit