Sulmuesi i Shqipërisë nuk bind, huazohet sërish në Serinë B

16 Korrik 2019
12:10
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i ri i Shqipërisë, Giacomo Vrioni, nuk ka bindur drejtuesit e Sampdorias për t'i dhënë një mundësi me ekipin e parë. Ai ishte i huazuar sezonin e kaluar te Venezia ku luajti në 24 sfida në Seria B dhe arriti të realizonte një gol. Vrioni meritoi dhe thirrjen nga kombëtarja e madhe e Shqipërisë. 

Huazimi nga Venezia u mbyll dhe i riu u kthye në bazë. Sampdoria nuk e do dhe po mundohet t'i gjejë një skuadër tjetër për ta huazuar. Cittadella do sulmuesin dhe duket se marrëveshja është shumë afër. Klubet kanë marrëdhënie të mirë dhe gjuha e përbashkët është gjetur. 

Shqiptari pritet të ketë më shumë hapësira te Cittadella dhe të piqet më shumë si futbollist. Ai kërkon që të bëjë hapin e madh dhe të rikthehet në skuadrën e parë të Sampdorias. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit