Sulmuesi James në Izrael, Skënderbeu humb milionat

6 Korrik 2019
11:44
Eraldo Harlicaj
back button

Karriera e James Adeniyi te skuadra e Qabalas ka shkuar në mënyrën e duhur pas largimit nga Skënderbeu. Afrikani ka bindur në Azerbajxhan aty ku është kthyer në titullar dhe ka shënuar 10 gola në 25 ndeshje të luajtura. 

Shifra mjaft të kënaqshme që kanë ngjallur dhe interesin e skuadrës izraelite Hapoel Ironi Kiryat. Izraelitët e kanë marrë Jaimes në formë huazimi prej 100 mijë eurosh dhe në këtë rast Skënderbeu mbetet thatë. Korçarët zotëronin 20% të kartonit të tij, por nuk përfitojnë në rast huazimi. 

Një lëvizje surprizë nga Qabala që lë të largohet një prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës. Nigeriani ishte golashënuesi më i mirë i skuadrë azere. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit