Sulmuesi serb karikon Austrinë: Chiellini dhe Bonucci nuk na trembin

25 Qershor 2021
10:57
Alfred Lleshi
back button

“Unë nuk kam frikë nga Bonucci dhe Chiellini, duam ta mposhtim Italinë”. Marko Arnautoviç, sulmuesi i Austrisë është me energji dhe pret plot optimizëm sfidën e 1/8 finale kundër axurrëve, të planifikuar për të shtunën e 26 qershorit:

“Ne do të luajmë kundër një ekipi të jashtëzakonshëm, të klasit botëror, statistikat e të cilit i thonë të gjitha. Por është një ndeshje dhe nuk duhet ta kemi frikë Italinë. Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta”. Arnautovic e njeh shumë mirë ekipin kombëtar italian dhe Serie A: “Italia ka një vend të veçantë në zemrën time. Unë kam luajtur tek Interi, ku për fat të keq nuk kisha shumë hapësirë, por isha në gjendje të mësoja shumë nga Crespo, Ibrahimoviç, Adriano dhe Mourinho. José? Jam akoma në kontakt me të”.

Ndeshja mes Italisë dhe Austrisë do të luhet në “Wembley”. “Do të jetë fantastike, – tha Arnautovic, – por ne nuk do të jemi atje me pushime dhe të shohim stadiumin. Duam ta fitojmë ndeshjen”. Sulmuesi, ka lavdërime për trajnerin Mancini: “Axurrët kanë një trajner të jashtëzakonshëm, por ne kemi bërë histori dhe duam të vazhdojmë kështu. Për ne, kundër Italisë është një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme, jo vetëm për mua, por edhe për shumë lojtarë të tjerë.

Ajo që Bonucci dhe Chiellini kanë arritur së bashku është e pabesueshme, por nuk kam frikë prej tyre. Nuk ka rëndësi nëse je 20, 25 apo 32 vjeç. Kjo është diçka vërtet e shkëlqyeshme për Austrinë dhe për ne lojtarët. Nuk ka rëndësi në cilën moshë je tani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit