Sulmuesi s’ka ardhur ende në grumbullim, por Klopp vë veton për të

13 Korrik 2019
19:49
Telesport
back button

Liverpool nuk do të shesë sulmuesin senegalez Sadio Mane pavarësisht spekulimeve se skuadra e Real Madrid është gati të mbulojë 27-vjeçarin me flori. Sipas mediave britanike, trajneri Jurgen Klopp ka komunikuar me klubin për të kthyer mbrapsht çdo ofertë për yllin e skuadrës së tij.

Mane ndodhet ende i grumbulluar me kombëtaren e Senegalit, i kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës (do të luajë ndaj Tunizisë). Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me “reds” dhe klubi nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij.

Në tri sezone me Liverpool, sulmuesi Sadio Mane ka realizuar 59 gola në 123 ndeshje, duke qenë një nga të paprekshmit e Klopp. Trajneri gjerman ka frikën se ardhja vonë e lojtarit në grumbullim do të sjellë mungesën e tij në ndeshjet e para të Liverpool në Premier League.

Mane është lojtar i yni dhe nuk largohet. Ai po luan ende me kombëtaren dhe ky është një problem për mua, pasi kjo do të kërkojë kohën e nevojshme për të rikuperuar fizikisht dhe përrgatitur për sezonin e ri. Gjithsesi, rëndësi ka qe të rikthehet në formë”, u shpreh Jurgen Klopp.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit