Sulmuesi vjen nga Mali i Zi, Shkëmbi gjen golat për durrsakët

24 Qershor 2019
11:01
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta po përforcohet për Europa League, ndërsa shorti me Ventsplis-in ka bërë në qytetin bregdetar të rritet besimi se mund të kalohet. Durrsakët po punojnë në merkato dhe kanë afruar disa emra në mbrojtje, ndërsa tani po shohin për sulmuesin. 

Latif Amadu dhe Vajushi janë larguar, ndërsa Busic është alternativa e vetme që mund të largohet pas Europës. Shkëmbi ka kërkuar me ngulm një sulmues, ndërsa tani e ka gjetur në Mal të Zi. 

Darko Nikac është emri që do të mbajë peshën e sulmit të Teutës. 28-vjeçari luan prej janarit në Mal të Zi për Iskran duke shënuar 12 gola në 17 ndeshje. Malazezi e njeh mirë kampionatin fqinj, pasi ka shënuar gola me shumë skuadra. Ai ka luajtur dhe për Budocnostin në Mal të Zi, ndërsa ka provuar dhe kampionatin hungarez, indian dhe uzbekistan së fundmi. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit