Super aksion i Teutës, faktori “Vila” gjunjëzon Tiranën (VIDEO)

15 Qershor 2020
20:38
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka gjetur golin e avantazhit ndaj Tiranës në “Niko Dovana”, me anë futbollistit veteran dhe me përvojë, që është karakterizuar nga paraqitjet e mira këtë sezon, Emiliano Vila.

Në minutën e 26-të, futbollisti durrsak ka goditur fluturimthi një top të krosuar nga e djathta nga Lorenco Vila, duke mposhtur Ilion Likën.

Teuta-Tirana 1-0

Shënues: E. Vila 26′

Teuta: Frashëri, Kuros, Arapi, Hoxha, Todorovski, Aleksi, Avdyli, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Hebaj. Trajner: E. Martini

Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muça, Doka, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobinah, Ngo Trajner: E. Egbo

Gjyqtar: E. Hamiti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit