SUPER BAJRAMI | Barazim i artë në Çeki, tani Shqipëri-Poloni gati një finale e madhe! (VIDEO)

7 Shtator 2023
22:45
Telesport
back button

Shqipëria ka mare nje pike teper teper te rendesishme ne Çeki, në Pragë, perballe kombetars vendase, ne nje një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e EURO 2024. Golit te vendasve iu pergjigj Nedim Bajrami me nje perle te vertete nga jashte zone, por me pak kujdes mund te kishim mare edhe nje fitore nese do te kishim shfrytezuar kundersulmet sidomos me Mirlind Dakun dhe Mujen.

Ne “Fortuna Arena”, djemte  Sylvinho e nisen mjaft mire teksa ne pjesen e pare dy here u treguan te rrezikshem me Sokol Cikalleshin dhe nje here me Jasir Asanin, por pa konkretizuar.

Por, ne pjesen e dyte, kombetarja vendase arriti qe te dilte me mire dhe te rriste presingun duke na futur brenda zones se rreptesise. Dhe pasi arbitri anuloi nje gol per pozicion te parregullt, pas sinjalizimit nga VAR, heren e dyte, kur serish flamuri u ngrit nga virojtesi, VAR kete here ktheu vendimin duke e akorduar gol.

Krejçi i shpëton pozicionit jashtë loje dhe mposht Berishën. Fillimisht goli anulohet për pozicion jashtë loje nga vijërojtësi, por më pas VAR-i i jep avantazhin vendasve.

GOLI I ÇEKISË – VIDEO

Megjithate, kuqezinjte nuk u dorezuan. Dhe aksi Asani-Bajrami, vendimtare edhe ne ndeshjet e shkuara, ka dhuruar show. Rikuperim super i Asanit dhe nje goditje rrufe nga Bajrami qe nuk i ka lene shpetim portierit te Cekise duke ngrire stadiumin dhe duke i dhene me shume ze tifozeve kuqezi ne stadium.

GOLI I BAJRAMIT – VIDEO

Cekia qe vazhdoi te sulmonte por qe Etrit Berisha u tregua heroik duke pritur nje rast te mire per çekët. Por, Shqiperia nese do te kishte treguar pak me shume kujdes dhe efikasitet, do te dilte edhe me 3 pike nese Mirlind Daku do te ishte treguar me i sakte ne kundersulm, ashtu si edhe Muja do te kishte treguar me shume agresivitet.

Me kete barazim, Shqiperia ruan vendin e dyte tashme +1 pike mbi Polonine, qe fitoi sonte ndaj Ishujve Faroer me dy golat e Lewandowskit. Ne Tirane, nje mini-finale mes kuqezinjve dhe Polonise, te dielen ne mbremje.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit