SUPER BALLKANI | Derbi shqiptar i takon ekipit të Kosovës! Afrohet me historinë falë Korenicës (PAMJET)

18 Gusht 2022
23:02
Telesport
back button

Fitore e madhe e Ballkanit në derbin shqiptar për të shkuar në grupet e Conference League. Në sfidën e vajtjes në playoff të kompeticionit të tretë më të rëndësishëm UEFA, që vjet u fitua nga Roma në Tiranë, skuadra e Ilir Dajës ka triumfuar.

Në Shkup, ka mjaftuar goli i yllit Korenica për të vendosur fitoren në 1-2 për ekipin kosovar, i cili tashmë në ndeshjen e kthimit do të duhet vetëm të menaxhojë dhe do të kalonte edhe me një baraizm në grupet e Conference League.

Shkupi tashmë ka një malore përpara dhe i duhet vetëm fitorja në Kosovë pas 1 jave. Edhe pse ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut e nisi me avantazhin e Adetunjit, nervozizmi dhe sidomos frenezia për të kërkuar golin e dytë luajtën në disfavor.

Daja riorganizoi idetë dhe me bomberin Rrahamni shënoi barazimin duke gjetur më pas përmbysjen me Korenica. Në kohën shtesë ishte Renaldo Cephas që kishte rast të madh të barazonte rezultatin, por nga afër nuk arriti të shënojë me kokë Deri në fund nuk kishte më gola dhe Ballkani mori një fitore të madhe si mysafir, pasi pas një jave e pret Shkupin në “Fadil Vokrri”.

Fiton edhe ekipi italian Fiorentina në ndeshjen ndaj Tëente me golat e Gonzalez dhe Cabral, ndërsa Villareal me poker ndaj Hajduk Split. West Ham e ka të lehtë me Viborg dhe triumfon 3-1 me golin e parë të Scammaça-s, blerja e madhe e verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit