Super Di Maria kalon Juventus-in në avantazh, gol magjik nga argjentinasi (Pamjet)

15 Gusht 2022
21:18
Denis Hakanaj
back button

Juventus pret në shtëpi Sassuolo-n në ndeshjen e parë të kampionatit të ri të Serisë A. Objektivi i bardhezinjve është të kthehen te titulli pas dy vendeve të katërta radhazi.

Për të bërë këtë, bardhezinjtë kanë bërë disa goditje me peshë në merkaton e verës. Një nga këto goditja ka qenë edhe Angel di Maria, i cili nuk ka humbur kohë për të treguar cilësitë e tij.

Ish-ylli i Paris Saint-Germain, në fakt, ka zhbllokuar ndeshjen që po luhet në Alliqanz Stadium kundër ekipit emilian me një goditje shumë të bukur në minutën e 26-të.

Alex Sandro ka futur një top në zonë nga krahu i majtë dhe Angel e ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur fluturimthi.

JUVENTUS-SASSUOLO GOLI I DIMARIA

Lajme të tjera

Lajmet e fundit