Super gafë, 2 gola në 5 minuta dhe karton i kuq: Arsenal-Leeds 2-0 (Pamjet)

8 Maj 2022
15:33
Denis Hakanaj
back button

Ka nisur me dy gola të shpejtë ndeshja e javës së 36-të të kampionatit anglez të futbollit që po zhvillohet në Emirates Stadium mes Arsenal-it dhe Leeds-it.

Topçinjtë duan tri pikët për të blinduar vendin e katërt në renditjes, ndërsa Leeds është në kërkim të një fitoreje për t’iu larguar vendeve të fundit të klasifikimit.

Arsenal-Leeds 1-0 GOLI

Gjithçka ka nisur mirë për skuadrën e Mikel Arteta-s që ka realizuar dy herë me Nketiah në minutën e 5-të dhe të 10-të, me golin e parë që ka qenë një dhuratë e portierit të miqve.

Situata është përkeqësuar për Leeds në minutën e 27-të, pasi Ayling ka lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë për shkak të një kartonit të kuq direkt të marrë pas ndërhyrjes së VAR.

Arsenal-Leedfs 2-0 GOLI

Arsenal-Leeds Kartoni i kuq

Lajme të tjera

Lajmet e fundit