Super goli i Felix s’mjafton, vazhdon mallkimi i minutës së 99-të për Atletico Madrid (Pamjet)

29 Tetor 2022
18:35
Denis Hakanaj

Atletico Madrid ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes pasi në mesjavë është eliminuar nga Champions League pas barazimit 2-2 në shtëpi kundër Bayer Leverkusen, me Carrasco-n që ka humbur një penallti në minutën e 99-të.

Kjo minutë ka dënuar skuadrën e Diego Simeone-s edhe në ndeshjen e sotme të kampionatit të luajtur në fushën e Cadiz dhe të humbur 3-2 pas një goli të pësuar pikërisht në minutën e 99-të.

CADIZ-ATLETICO MADRID – GOLAT – VIDEO

Dhe të mendosh se Colchonero-s kanë arritur të rikuperojnë një disavantazh prej dy golash duke shënuar dy herë në harkun e katër minutave falë një autogoli të Hernandez në të 85-ën dhe një super goli të Joao Felix në të 89-ën.

Madrilenët janë hedhur në sulm për të gjetur golin e një fitoreje që do të kishte qenë e çmendur dhe e jashtëzakonshme, por kanë qenë vendasit që kanë goditur në minutën e 99-të me Sobrino-n.

Atletico mbetet në vendin e tretë të renditje me 23 pikë, por me një ndeshje më shumë të luajtur, ndërsa Cadiz është ngjitur në të 18-in me 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit